
“Do ta formojmë qeverinë e re para Pashkëve”, kancelari i ardhshëm gjerman: Duhet të dalim sa më shpejt nga ky ngërç
24/02 10:40
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Hueyda El Saied ndau detaje nga jeta e saj në Luxemburg, aty ku jeton prej vitesh krah djalit dhe partnerit të saj.
Ndryshe nga si ishim mësuar ta shihnim në Shqipëri, showgirl-i shqiptar punon në një bankë në Luxemburg, punë për të cilën u shpreh shumë e kënaqur.
E pyetur nga Bieta për më shumë detaje, Hueyda tha:
“Është punë shumë e bukur. Unë punoj në departamentin e regjistrimit, aty ku bëhet zbardhimi i parave për çdo njeri që investon.”
Më tej sqaroi se pak a shumë puna e saj ngjason me atë të një polici, që në këtë rast nuk lejon kryerjen e transaksioneve të dyshimta.
Top Channel