Dy shtetas kanë rënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Korçë, pas një hetimi 1 mujor, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Kështu janë sekuestruar 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, si edhe sasi metadoni. Në pranga ranë R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel