Bullgaria konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga koronavirusi i ri

11/03/2020 20:48

Bullgaria sot ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga Koronavirusi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktima ishte një grua 66-vjeçare e cila ishte dërguar dje në një spital në Sofje si e sëmurë me pneumoni të rëndë.

Autoritetet bëjnë të ditur se 66-vjeçarja ishte personi i gjashtë i infektuar me coronavirus në Bullgari.

Vendi me më shumë të prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia, pasi vetëm në ditën e djeshme janë konfirmuar 10 mijë raste, ndërsa 631 persona kanë ndërruar jetë.

Top Channel