Ndryshe nga sëmundjet e tjera, coronavirus përhapet më shpejt. Përhapja bëhet zakonisht kur njerëzit kolliten ose teshtinë dhe janë mbajtës të virusit. Spërklat e infektuara mund të ngjiten në gojë, hundë dhe sy. Virusi gjithashtu mund të gjendet në tualet dhe mund të përhapet nga një apartament në një tjetër. Kjo u provua edhe në vitin 2002 në kohën e epidemisë së SARS. Duke qenë se tubacionet në një pallat janë të lidhura me njëra tjetrën, virusi hynë dhe qëndron në tubacionet apo pajisjet e banjave.

Pyetja që lind është nëse njerëzit që nuk kanë simptoma mund ta shpërndajnë virusin? Duke qenë se virusi te këta persona është shumë i dobët edhe nëse e shpërndajnë virusi nuk është agresiv, pra nuk ndikon në shtimin e epidemisë. Agresiviteti i një virusi shihet te fakti se sa shpejtë shpërndahet.

Për ta bërë më të qartë për qytetarët po e shpjegojmë nëpërmjet kësaj skeme. Po e shënojmë me R shpejtësinë e shpërndarjes. Nëse R baraz me 1, do të thotë se virusi kalon nga një person te një tjetër. Nëse R baraz me 2, do të thotë se virusi nga një person shpërndahet tek dy të tjerë.

Nëse R është më e vogël se 1, intensiteti i shpërndarjes së virusit po bie. Nëse R është e barabartë me 1 virusi po qëndron stabël. Në rastet kur R është më e madhe se 1 shpërndarja e virusit po rritet. Në rastin konkret përhapja e coronavirus është përafërsisht në 2-2.5. Kjo do të thotë që shpërndarja e sëmundjes bëhet në nivele shumë të larta.

Përcaktimi i diagnozës bëhet duke marrë tampon me pështymë apo sekrecione të pacientit që analizohen në laborator. Ndërsa trajtimi bëhet në spitale duke i ruajtur pacientit lëngjet e trupit dhe siguruar oksigjen.
Deri tani tre janë medikamentet që kanë dhënë efekte në trajtimin e këtij virusi, por që po testohen ende. Klorokuin, që është përdorur për shenjat e malarjes. Ritonavir dhe Remdesivir që janë përdorur kundra ebolës. Për fat të keq nuk ka një vaksinë që mund të të mbrojë nga ky virus.

Gjithashtu duket se shkencëtarëve do t’ju duhen shumë muaj punë që të zbulojnë vaksinën për këtë virus.

E rëndësishme është që të mos lejojmë përhapjen e sëmundjes nga njeriu te njeriu. Kjo bëhet duke izoluar njerëzit e infektuar. Zakonisht koronavirusi nuk përhapet në distancat e largëta në ajër. Por spërklat mund të shpërndahen deri në një metër nga njeriu te njeriu kur ata kolliten apo teshtijnë. Disa lloje të coronavirusit mund të jetojnë në sipërfaqe të ndryshme për më shumë se një ditë.

Në horizont, brenda pak javësh mund të kemi shpresë për zhdukjen e coronavirus. Temperaturat e larta zhdukin të gjitha viruset sezonale të pranverës. Coronavirus është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave mbi 25 gradë, do të ngordhë shpejt. Dhe nëse covid 19, nuk pëson një mutacion, atëherë i gjithë ky tension që ka mbërthyer botën, do të marrë fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA