Roje kufitare të veshur si gorrilla po trembin majmunët makakë pas rritjes së madhe të popullsisë së tyre që tenton të mësyjë në zonat e banuara.

Rritja e popullatës së tyre ka arritur nivele krize kohët e fundit në Indi teksa kanë sulmuar njerëz fëmijë e madje dhe bebe.

Njerëzit me kostume realiste gorrillash duken që dalin nga posti kufitar ndërsa makakët e tmerruar shpërndahen nga sytë këmbët duke u rikthyer në xhungël.

Zyrtarët indianë nuk dinë ende si të përballen me rritjen e popullatës së makakëve dhe shumë besojnë se hilja me kostumet e gorrillës nuk od të zgjasë shumë: “Është vetëm një çështje kohe derisa ata të kuptojnë se nuk janë gorrilla të vërteta .. majmunët janë inteligjentë “, tha një zyrtar.
Eeh gjatë vizitës së muajit të kaluar të President Donald Trump në Taj Mahal, rojet ishin mjaft të zëna duke përzënë makakët që ngacmonin turistët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel