Një grua e bllokuar në një tre-katër-këndësh dashurie ka thënë së fundmi se është kthyer te ish-burri i saj pasi një nga dy të dashurit e mëparshëm kishte vrarë tjetrin gjatë rivalitetit.

41 vjeçarja britanike Natalie Strickland, kishte marredhënie të fshehta si me Alan Maidment, 40 vjeç, dhe me Tom Jones, 47, në të njëjtën kohë kur flinte me burrin e saj.

Por Tom kishte sulmuar Natalie në mars 2017, prandaj Maidment mori hak ndaj tij duke e vrarë. Ai e goditi disa herë me thikë para se t’i vinte zjarrin grupit të tij, dhe për këtë u dënua me burgim të përjetshëm në tetor 2017.

Natalie ka folur së fundmi sesa është trishtuar nga ngjarja, por tregon se është rikthyer te burri i saj pas tragjedisë. “Jam shumë me fat që kam patur mbështetjen e burrit dhe tani jam kthyer të jetoj në shtëpinë familjare. Shpresoj që kjo të funksionojë”, thotë ajo e cila ishte ndarë përkohësisht nga i shoqi kur njohu Alan Maidment verën e 2016.

Natalie thotë më tej: “Unë dhe Paul kemi qenë bashkë për tetëmbëdhjetë vjet, kryesisht kemi qenë të lumtur. Por unë atëherë pija shumë dh3e nuk isha e qëndrueshme. Vendosëm të ndaheshim dhe më pas njoha Alan, fillimisht si shok pastaj u afruam.’

Në fillim të 2017, Natalie besonte kishte nevojë për një fillim të ri deh gjeti bnjë shtëpi më vete, shumë pak larg shtëpisë së burrit.
Maidment u largua kur ajo nisi të takohej me fqinjin Tom Jones.
Ajo tregon: “Edhe me të në fillim ishim vetëm miq. Marrdhënia ime me Alan po shuhej pasi nuk takoheshim shpesh. Një natë pas disa gotash përfundova në krevat me Tom dhe më pas nisëm të flinim bashkë. Por nuk ishim në një marredhënie serioze. Ndanim shtëpinë, dhe krevatin.
“E dija që nuk ishte një situatë e mirë por nuk e dija që do të suillte vdekjen e tij”.
Natalie thotë se dhe i dashuri tjetër u vendos me shtëpi më pranë saj: ‘Alan nuk e dinte që kisha nisur të flija me Tom. Ai u vendos pranë meje dhe marrdhënia jonë rifilloi. Nuk dija si t’i tregoja për Tom kështu që vetëm heshta. Shkoja me të dy.’
Çuditërisht, një natë gjatë asaj kohe Natalie fjeti dhe me ish-burrin, në një tentativë për të shpëtuar martesën.
Ajo thotë: “Isha shumë e paqartë, nuk dija çfarë doja, kishte tre burra dhe të gjtihë jetonin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, të gjithë donin të ishin me mua.
“Njëri më jepte pasion, tjetri miqësi dhe tjetri stabilitet. E ndjeja që merrja diçka të veçantë nga secili prej tyre. Alan ishte pasionant dhe i rrezikshëm, ishte një dashnor i shkëlqyeshëm. Tom ishte miqësor dhe shakaxhi, më bënte shumë për të qeshur deh ja kalonimn shumë mirë. Ndërsa ish-burrin e njihja mirë dhe kishim një histori bashkë. Besoj se ishte bukur, por më shumë se gjithçka unë nuk desha të lëndoj ndonjë prej tyre”.
“Por nuk shkoja dot në pazar pa takuar rastësisht ndonjë prej tyre, duhet të isha shumë e kujdesshme”.
Në krishtlindje Natalie vendosi t’i jepte fund lidhjes me Alan, duke rënë dakord të mbeteshin miq, dhe gjithashtu ra dakord me ish-burrin të ndaheshin formalisht.
“Kisha vendosur të zgjidhja Tom, dhe shpresoja që të tjerët të kuptonin”.

Por në mars 2017, Natalie e Tom patën një debat të ashpër. Ai supozohet se e rrahu dhe u arrestua. “Ishte shokuese, Tom nuk më kishte lënduar më parë, ai u arrestua dhe unë shkova në spital. Për mua historia me të ishte mbyllur.

“Shkova të qëndroj te një shoqe”, thotë Natalie por mëngjesin e nesërm ajo u arrestua si e dyshuar për vrasjen e Tom.

“Unë as nuk e kisha idenë se ai kishte vdekur. Kur mësova që e kishin vrarë u trondita shumë”, thotë gruaja, që pas marrjes në pyetje u lirua pa akuza.
Në gjykatë u tha se Maidment kishte vepruar për hakmarrje pasi kishte dëgjuar që Tom kishte rrahur Natalie, me të cilën besohet vazhdonte të bënte seks nganjëherë edhe pse ishin ndarë në fillim të atij viti.

FOTO GALERI
1/7
Gjate marteses me burrin dy dekada me pare

Top Channel