Kërkesa e 12 nismëtarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor me referendum nuk mundet as të rrëzohet dhe as të pranohet nga KQZ.

KQZ u nda në votim në 3 vota kundër dhe dy vota pro. Por kërkesa nuk ka vendimmarrje pasi duhen 4 vota e duhura për rastin e votimit.

Kuorimi i duhur është 4 vota pro që kërkesa të pranohet apo rrëzohet.

Ndërkohë kërkesa e re e nismëtarëve ishte: A jeni dakord të ndryshojë sistemi zgjedhor për t’ju krijuar mundësinë që të zgjidhni vetë cili kandidat do t’ju përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë?

Nga ana tjetër nismëtarët propozojnë riformulimin e kërkesës që t’i japë mundësinë KQZ-së të votojë.

Ata kanë thënë se nuk do të largohen nga salla pa vendim.

Kreu i KQZ, Klement Zguri tha se: E hodhëm në votim, dy ishin pro , tre kundër, ju thoni se s’ka votim , mbetet pezull. Unë nuk e kuptoj.

“Të tilla vendime duan minimalisht shumicën e anëtarëve, në respekt të ligjit. Thjesht s’ka vendim. Mungesa e vendimarrjes ankimohet. Mund ta ankimoni dhe në gjykatën administrative të shkallës së parë”, tha Denar Biba.

Ndërkohë nismëtarët këmbëngulën duke thënë se: Ne mendojmë më mirë të vijmë prapë këtu me riformulim dhe kërkesë të re. Sesa ti bëjmë anash nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA