Moderatorja pranon depresionin pas lindjes: E frikshme, s’e besoja që bebi ishte i imi!

10/03/2020 19:24

Moderatorja simpatike, Genta Cana, ishte e ftuar në “ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për dasmën madhështore me partnerin e saj si edhe eksperiencën si nënë e re.

Shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, Genta pranoi se periudha pas lindjes së vajzës nuk kishte qenë aspak e lehtë për të. Ajo tregoi se kishte kaluar depresionin postpartum dhe ishin dashur rreth një muaj e gjysmë që të dilte nga ajo gjendje.

“Ka qenë ndjenja më e bukur në botë, por njëkohësisht ka qenë edhe e frikshme… Gjithë ato pyetje në mendje që nuk të linin rehat. Në një çast e shihje bebin e vogël dhe thojë ‘uau a është e imja’. Edhe sot e kësaj dite nuk të besohet që është një krijesë e krijuar nga vetë ti”, u shpreh ajo.

Top Channel