Në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit te qendrat ditore.  Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

“Qytetarë evitoni qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.  Evitoni panikun, ky është thjesht një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes.  Për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus, qëndroni në shtëpi dhe telefononi 127”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel