Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i thirrjeve për koronavirusin tashmë në 127 është tre fishuar.
Ai thotë se 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma teksa ata që kanë vetëizolohen në shtëpi.
”Është trefishuar numri i thirrjeve për koronavirusin. 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma. Njerëzit që kanë simptoma vetëizolohen në shtëpi. Jemi në të njëjtat kushte si me gripin kur kemi pasur 400 thirrje.
E ka një shpërndarje të shpejtë, të qëndrojë çdokush në shtëpi të vet, të bëjmë atë që bëjmë bota. Ka një dy raste në ditë dhe do ikë fare.
Filloi dhe izolimi i Italisë. Nga mirëkuptimi ju them që duhet të izolohen kontaktet. Për fat të mirë janë koronavirus përhapet me spërkla dhe jo vetëm në ajër. Nuk e di edhe unë mund të jem infektuar askush nuk e di.
Sa më shpejt t’i përgjigjen apeleve tona aq më shumë në dispozicion do të jemi ne. Jo në spital. Veç faktit që do të gjejmë një radhë aty edhe mund ta marrim koronavirusin nga spitali.
Është e njëjta gjë siç na ndodh me gripin. Ndiqni me rigorozitet udhëzimet dhe Komiteti i Ekspertëve sot do të vendosë dhe për masa të tjera. ”- tha Brataj.
Top Channel