Gratë shtatzëna, imune ndaj Covid-19, asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë

10/03/2020 19:57

Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda Covid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian.

Udhëzimet, e reja të lëshuara nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve në Mbretërinë e Bashkuar, ofrojnë siguri për gratë shtatzëna në vend duke treguar se për to apo foshnjat e tyre, nuk ka rrezik të madh. Shtatzënat e kanë të ndryshuar sistemin imunitar, e kjo mund t`i bëjë më të rrezikuara nga komplikacionet nëse ekspozohen kundrejt viruseve si gripi.

Disa sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes gjithashtu mund të shkaktojnë sëmundje të rënda tek foshnjat e vogla. Por bazuar në të dhënat e disponueshme, asnjë nga këto modele nuk është parë tek Covid-19. Edward Morris, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se” ky është një virus shumë i ri, e ne sapo kemi filluar të mësojmë rreth tij, kështu që udhëzimet do të rishikohen rregullisht sapo të dalin prova të reja. Ai shtoi se “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm ka të ngjarë që gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar do të testojnë pozitive për koronavirusin.

Megjithatë, edhe pse të dhënat aktualisht janë të kufizuara, ato ofrojnë një lloj garancie se nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek fëmija gjatë shtatëzanisë.

“Udhëzimi bazohet në vëzhgime nga Kina, përfshirë një raport të Organizatës Botërore të Shëndetit që tregonte se nga 147 gra shtatzëna, 64 u konfirmuan se kishin koronavirus, vetëm 1% u sëmurën rëndë, ndërsa 8% nuk kishin asnjë simptome.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA