Gra gjysmë të zhveshura ndiqen nga policia në Paris prej protestës kundër “virusit patriarkal”

10/03/2020 21:34

Feministe gjysmë të zhveshura me pajisje ironike anti-virus marshuan në rrugët e Parisit kundër asaj që quanin “Patriarka-virus” dhe thonin se është kthyer në një tjetër “pandemi” pas asaj të koronavirusit vrasës.

Por protesta e tyre e çuditshme kundër “virusit të patriaralitetit” u ndërpre pasi ato u ndoqën nga policia.

Rreth 50 aktiviste kishin nxjerrë gjoksin duke mbajtur syze mbrojtëse dhe kostum anti-kontaminim deri në brez.

Në pamjet e filmuara në sheshin Place de la Concorde, feministet brohorisnin slogane për fundin e “pandemisë së patriarkalitetit”.

Ato kishin gjithashtu tymuese me të cilat pretendonin “të largojnë seksizmin” në perfromancën për Ditën e Gruas.

Sapo erdhi policia protestueset nisën të pargoheshin me vrap, ndërsa një prej tyre gjysmë e zhveshur ra përtokë.

Në faqen e tyre FEMEN thuhet: “Aktivistet tona luftojnë kundër ngacmimeve në rrugë, largimit të dominimit mashkullor dhe të stereotipeve të seksizmit”. “#FEMEN vijon të besojë se dhuna sistematike patriarkale është një pandemi”, thuhet më tej.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA