Foto ilustruese

Një nëndetese turke anuloi vizitën në Shqipëri, pas përfshirjes së vendit tonë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi i ri.

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Turqisë pritej që nëndetësja turke TCG 18 Mart (S-355) të zhvillonte nga sot një vizitë disa ditore në portin e Durrësit.

Ceremonia pritëse ishte planifikuar të zhvillohej në port nga anije të Forcës sonë Detare, po burime nga kjo forcë bëjnë të ditur për TCH se nëndetësja turke me një ekuipazh prej 44 vetash e ka anuluar ditën e djeshme vizitën duke e shtyrë për një afat të pacaktuar.

Shkak është situata e krijuar në vend pas raportimit zyrtar të rasteve të para me Covid 19.

Prej disa vitesh në portin e Durrësit mbërrijnë nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve kryesisht në fushën e arsimimit, kualifikimit dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Top Channel