COVID-19 është koronavirusi i ri i zbuluar, i panjohur më parë. Virusi i ri nuk është i njëjtë me koronavirusët që qarkullojnë zakonisht tek njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të lehtë.

Pacientët me COVID-19 duhet të mjekohen ndryshe nga pacientët me diagnozë të zakonshme të koronavirusit. Më 11 shkurt të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi emrin zyrtar për virusin e identifikuar për herë të parë në Wuhan të Kinës.

“COVID-19”- “CO” është shkurtim i corona, “VI” shkurtim për virusin dhe “D” për sëmundjen.

Ekzistojnë shumë lloje koronavirusesh njerëzore, përfshirë dhe disa që zakonisht shkaktojnë probleme të lehta me frymëmarrjen. COVID-19 është një sëmundje e re, e shkaktuar si një koronavirus i ri që nuk ka ekzistuar më parë.

Si përhapet

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve. Disa nuk shkaktojnë sëmundje te njerëzit, vetëm infektojnë kafshët. Rrallë koronaviruset e kafshëve janë shfaqur tek njerëzit dhe mund të përhapen më pas. Kjo dyshohet se ka ndodhur për virusin që shkakton COVID-19. MERS dhe SARS po ashtu janë dy shembuj të tjerë të koronavirusëve që e kanë origjinën nga kafshët dhe më pas u përhapën te njerëzit.

Ky virus (COVID-19) u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan, provinca Hubei, në Kinë. Burimi i virusit ishte një treg i kafshëve të gjalla, por tani virusi po përhapet nga njeriu tek njeriu. Është e rëndësishme të theksohet se përhapja e virusit mund të vijojë.

Virusi që shkakton COVID-19 duket se po përhapet lehtë dhe në mënyrë të vazhdueshme në komunitet, ndaj dhe kemi disa zona gjeografike të prekura.

Përhapja nga njeriu tek njeriu

Virusi mendohet se përhapet kryesisht nga njeriu tek njeriu.

-Midis dy njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin (deri në 2 metra larg).

-Përmes sekrecioneve që dalin kur një person i infektuar kollitet apo teshtin.

Kjo është arsyeja pse Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) rekomandojnë që këta pacientë të izolohen ose në spitale ose në shtëpi (varet sa të sëmurë janë) derisa të jenë më mirë dhe nuk paraqesin më rrezik për infektimin e të tjerëve.

Që një pacient i prekur të dalë nga izolimi, më parë duhet të konsultohet me mjekët apo ekspertët e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve, në mënyrë që të merren masa dhe të bëhet testimi laboratorik.

Udhëzimi aktual i CDC-së, për ata që mendojnë se e kanë kaluar sëmundjen, përfshin këta tregues:

-Pacienti nuk ka më temperaturë, duke mos qenë nën efektin e ilaçeve.
-Pacienti nuk po tregon më simptoma, përfshirë kollën.
-Pacienti i ka kaluar me sukses dy prova laboratorike, të bëra me 24 orë diferencë nga njëra-tjetra.
Në këtë mënyrë dikush që del nga izolimi nuk është më rrezik infeksioni për të tjerët.

A mund të infektohesh me COVID-19 duke prekur objektet?

Në përgjithësi koronaviruset mendohet se përhapen nga njeriu tek njeriu përmes rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht nuk ka asnjë provë për të mbështetur transmetimin e COVID-19 me anë të ushqimit. Por para se të përgatisni ose të hani ushqim është e rëndësishme që gjithmonë të lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Gjatë gjithë ditës lani duart para se te prekni fytyrën, kur të teshtiteni, kolliteni ose kur shkoni në tualet.

Mund të ndodhë që një person të marrë COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin dhe më pas të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë, por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

Në përgjithësi, për shkak se virusi jeton pak në sipërfaqe, nga artikujt ushqimorë, rreziku më i madh i përhapjes është nga ato produkte ushqimore ose paketimet e tyre që ruhen për disa ditë në temperaturë ambienti, në frigorifer ose të ngrira.

Cfarë nënkupton karantina?

Karantina nënkupton izolimin e një personi ose grupi njerëzish të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, por që nuk kanë simptoma. Kjo masë merret për parandalimin e përhapjes të kësaj sëmundjeje. Karantina zakonisht përcaktohet për periudhën e inkubacionit të sëmundjes ngjitëse. Për COVID-19, periudha e karantinës është 14 ditë, nga data e fundit e ekspozimit, sepse 14 ditë është periudha më e gjatë e inkubacionit që shihet për koronaviruse të ngjashme. Dikush që është liruar nga karantina për COVID-19 nuk konsiderohet rrezik për përhapjen e virusit te të tjerët.

Si ndikon temperatura për COVID-19?

Ende nuk dihet nëse moti dhe temperatura ndikojnë në përhapjen e COVID-19. Disa viruse të tjerë, si gripi, përhapen më shumë gjatë muajve të motit të ftohtë, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur të sëmureni me këto viruse gjatë muajve të tjerë. Deri tani nuk dihet nëse përhapja e COVID-19 do të bjerë kur moti të bëhet më i ngrohtë.

Si të kujdeseni për veten?

Aktualisht nuk ka vaksinë për të parandaluar COVID-19. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi. CDC rekomandon disa veprime të përditshme për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit:

-Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.
-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
-Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
-Kur të kolliteni apo teshtini vendosni para një shami dhe më pas hidheni tek mbeturinat.
-Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh.
-CDC nuk rekomandon që njerëzit që vendosin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Përdorimi i maskave është i rëndësishëm për personelin mjekësor.

-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda; veçanërisht pasi keni shkuar në tualet; parara se të ushqeheni si dhe pasi të kolliteni apo teshtiteni.

Cila kategori është më e rrezikuar?

Informacioni i mbledhur që kur u zbulua COVID-19 thekson se disa njerëz janë janë më të rrezikuar. Të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj infektimit. Po ashtu, të rrezikuar janë edhe ata që kanë sëmundje kronike si ato të zemrës, diabeti apo sëmundja të mushkërive. Nëse përfshiheni në këto kategori merrni masa (furnizime në ushqime) dhe mos dilni në publik. Nëse keni simptomat e para atëherë njoftoni menjëherë mjekun.

Simptomat

Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit: temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto simptoma atëherë telefononi mjekun për të zbuluar nëse jeni prekur nga COVID-19. Gjithcka kuptohet vetëm pas analizave laboratorike./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA