Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u drejtua nga Presidenca e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Në këtë takim, Ministrat diskutuan lidhur me rëndësinë e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e mbajtur, sa i përket reformave të ndërmarra nga Shqipëria Kryediplomati Cakaj u shpreh: “Këto reforma nuk po ndërmerren vetëm për shkak të aspiratës evropiane të Shqipërisë. Rezultatet e vettingut dhe rezultatet e angazhimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk janë vetëm rezultate statistikore, që Shqipëria i prezanton Komisionit Evropian, në baza vjetore. Këto rezultate ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve tanë.”
Gjithashtu, Cakaj, duke ju referuar raportit të Komisioni dhe duke konsideruar progresin e bërë, u shpreh se Shqipëria pret që vendet anëtare të reflektojnë pozitivisht, bazuar në procesin meritokratik dhe të japin dritën jeshile për ҫeljen e negociatave, menjëherë.
Top Channel