Babë e bir të izoluar, ja si po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë dy personat e parë me koronavirus

10/03/2020 00:54

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri. Ka qenë një 28 vjeçar që ka udhëtuar drejt Firenzes për disa ditë dhe më 26 shkurt është kthyer në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, ku dyshohet se më pas ai ia ka transmetuar virusin edhe babait të tij.

Najada Çomo, Shefja e Infektivit ne QSUT tregoi për gjendjen e tyre gjatë një interviste në emisionin Open në Top Channel ku tha se gjendja shëndetësore e tyre është kënaqshme.

Shefja e Infektivit tregoi se me çfarë medikamentesh po trajtohen dy rastet e para me korona virus në Shqipëri. Ajo bëri me dije se dy pacientët po trajtohen me medikamente antibiotikë dhe antiviralë.

Ndërkohë Silva Bino tha se pas izolimit të tyre, ka nisur hetimi epidemiologjik për të zbuluar personat e afërt që kanë pasur kontakt me dy të infektuarit.

Top Channel