89 të infektuar në Greqi/ Ministria e Financës vë në dispozicion 120 ton alkool etilik të sekuestruar

10/03/2020 12:00

Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 89, ministria greke e Financës, njoftoi para pak minutash se ka vënë në dispozicion të kompanive farmaceutike, sasinë prej 120 ton alkool etilik, i cili ka qenë i sekuestruar prej shërbimeve doganore, gjatë aksioneve antikontrabandë të kryera në vend gjatë muajve të fundit.

Bëhet fjalë për sasi të sekuestruara prej krimit ekonomik të kësaj ministrie, të cilat përdoreshin për të prodhuar pije alkoolike të falsifikuara. Sasia e sekuestruar vihet në dispozicion me procedura të përshpejtuara, me qëllim prodhimin e antiseptikëve të ndryshëm që përdoren për parandalimin e Covid-19. Ministria greke e Financës njoftoi se po përgatit me urgjencë një draft, për heqjen e gjithë detyrimeve doganore dhe fiskale, të lëndëve që përdoren për dezifektime të ambienteve publike, si dhe për prodhimin e antiseptikëve të ndryshëm.

Top Channel