Në komunikimin e përditshëm me mediat nga Ministria e Shëndetësisë, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë është 10, ndër to një pacient që ndodhet në Durrës.

Top Channel ka mësuar se pacienti në Durrës është një grua, ndërsa në vijim do të raportojmë më shumë detaje.

“Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para”, tha Rakacolli më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA