Covid-19 po përhapet në vendin tonë menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë janë konfirmuar zyrtarisht 10 të prekur ndërkohë që mund të ketë edhe të tjerë të cilët janë pa simptoma.

Në shërbimin infektiv janë duke u trajtuar vetëm 3 persona dhe pritet të transferohet edhe pacientja që ndodhet në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, raste të tjera janë pa simptoma. Tanimë shërbimi infektiv pothuajse është boshatisur nga pacientët e tjerë duke i transferuar ato në shërbimet e tjera sipas diagnozës së dytë që kanë.

Autoritetet Shëndetësore bëjnë me thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë lokalet, mjetet e transportit publik apo grumbullime njerëzish, ndërkohë që ripërsërisin masat higjienike.

Zërave se në Shqipëri po fshihen rastet i përgjigjet Drejtor i Urgjencës Kombëtare, Skender Brata.

Për të frenuar përhapjen masive pritet të ketë masa të tjera pas pezullimit të shkollave apo fluturimeve. Ndërkohë që kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve si për të vetëkarantinuar ashtu edhe për të informuar nëse kanë pasur kontakte me persona të dyshuar.

Top Channel