Si do përballemi me Covid-19 është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel ku panelistët po tregojnë se  gjendja e dy të infektuarve është e qëndrueshme.

Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT ka folur për gjendjen e dy të infektuarve me Covid-19.

‘Gjendja shëndetësore e dy të infektuarve është e kënaqshme. Nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore’- tha Çomo.

Me çfarë po trajtohen këto dy persona?- e pyeti Eni Vasili.

Personat kanë kaluar në pneunomi, që është një ftohje në pjesën e poshtme të mushkërie. Për këtë arsye ata trajtohen me antibiotik. Covid-19 vjen nga një virus viral dhe gjithashtu po trajtohen edhe me medikamentet antiviral- tha shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Top Channel