Avari në kabinat elektrike, këto zona në Tiranë nesër mbesin pa energji

09/03/2020 18:04

Tiranë- OSHEE ka njoftuar se për shkak të disa avarive dhe rikonstruksioneve në kabinat elektrike, do të mbesin pa energji disa zona në kryeqytet.

Konkretisht OSHEE njofton se nesër në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave pa energji nga ora 09:00-15:00 pjesërisht pa energji mbesin  rrugët: “Selaudin Zorba” pranë Fakultetit të Mjekësisë, “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, “Berisha”, zona Kamëz.

Ndërsa nga ora 10:00-12:00 pjesërisht pa energji mbetet Kodra e Kuqe, Zallherr.

Top Channel