Tiranë – 4 persona janë vënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për disa vepra penale ndërsa një prej tyre rezultonte të ishte i shpallur në kërkim.
I pari i arrestuar është S. D., 21 vjeç. Ai është vënë në pranga pasi Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., këtij të fundit në xhepin e xhupit policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
I arrestuari tjetër është K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi kanabisi.
Po kështu policia ka arrestuar edhe A. K., 40 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.
Ndërkohë personi tjetër i arrestuar është L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Top Channel