
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, niveli i ujit në disa lumenj të vendit është rritur ndjeshëm duke rrezikuar daljen nga shtrati dhe përmbytje.
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale duke dhënë edhe një pasqyrim të situatës në vend. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Braçe u bëri thirrje banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës të largojnë kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon të dalë nga shtrati.
Ndërkohë sot Braçe shkruan:
“RESHJE PAFUND GJITHE NATEN!
Situata ne mengjes eshte kjo;
1-Lumi Shkumbin pati edhe nje plote te madhe rreth ores 1 te mengjesit te sotem dhe prej ores 3 eshte rikthyer ne shtratin e tij;
2-Emisari qe kullon gjithe jugun e Lushnjes drejt detit, eshte jashte shtratit dhe tejmase i fryre;
3-Emisari qe kullon gjithe lindjen e Luahnjes ne drejtim te hidrovorit te Bishtcukasit e detit eshte i fryre ne nivele te larta por ne shtrat;
4-Niveli ne hidrovorin e Bishtcukasit eshte plus 90,
punohet me fuqi maksimale prej 48 oresh, me te gjitha pompat per te larguar ujrat;
5-Ne hidrovorin e Karavastase niveli eshte Zero, punohet me fuqi maksimale per te mbajtur kete nivel;
6-Situata e motit referon rreshje edhe sot gjate gjithe dites ne rajonin tone.
Nderkohe qe gjithe punonjesit e mjetet e bordit te Jugut jane ne territor, kam nje thirrje per bujqit e Dushkut, tokat e te cileve jane poshte ne Terbuf:
RROFSHI PER FOTOT POR LINI TELEFONAT E PASTRONI KOKAT E KANALEVE TE TRETA QE JANE NE PARCELAT-PRONAT TUAJA;
CLIROINI NGA MBETURINAT ME TE CILAT I KENI ZENE QE VEREN E SHKUAR QE UJI TE SHKOJE NE KOLEKTORE E PASTAJ NE EMISARE!
Keshtu ulni pasojat ne parcelat tuaja!
Nderkohe dihet, prurjet tuaja i pret perhere Divjaka!”
Top Channel