Marshim kundër dhunës/ Gratë në Durrës protestojnë, në Vlorë nënat sjellin në jetë fëmijët në 8 mars
08/03/2020 15:18
Gratë dhe vajzat në Durrës protestuan këtë 8 mars. Në një marshim në qendër te qytetit ato kërkuan që ti jepet fund dhunës ndaj grave, ndërsa në Durrës kohët e fundit janë shënuar ngjarje të rënda me vrasje dhe ushtrim dhunë ndaj tyre nga bashkëshortët.
Ndërkohë në një event, gratë artiste dhe intelektuale përcollën mesazhe kundër dhunës
Ndërkohë këtë 8 Mars erdhi në jetë një vajzë ne maternitetin e Vlorës Blerina Alushi u bë nënë për herë të dytë, ndërsa kjo lindje është e veçantë për të.
Në maternitetin e Vlorës ka gra të tjera që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre këtë 8 mars, por edhe nga ato që sapo janë bërë nëna.
Top Channel