Legjendat zbresin në fushë/ Veteranët e Butrintit, Flamurtarit dhe Korfuzit luajnë në stadiumin e restauruar të Sarandës

08/03/2020 12:33

Në stadiumin e restauruar të Sarandës u mbajt minikampionati i veteranëve të futbollit mes ekipeve të Butrintit, Flamurtarit dhe Korfuzit për të nderuar legjendat e futbollit shqiptar ndër vite.

Emra të shumtë që bënë histori me ekipet lokale por edhe me atë kombëtar u rikthyen në fushë me emocione, mall për njëri tjetrin por edhe me kujtime të veçanta. Ekipi i veteranëve të Korfuzit u bë pjesë e sfidës përmes ftesës së miqësisë drejtuar nga ish futbollistët shqiptarë. Kreu i bashkisë Ardian Gurma tha se nderimi ndaj atyre që kontribuan për ta mbajtur sportin dhe shpirtin sportiv në nivele shumë të larta jo vetëm konkuruese por edhe frymëzuese për breza,t është një detyrim qytetar.

Ndërsa vetë futbollistët e viteve ’70,  ’80 e ’90 sollën emocione të veçanta për tifozët e dikurshëm dhe të sotëm.

” Unë dhe miqtë e mi tani nuk dalim shpesh në fushë por këtë ngjarje e kemi pritur me shumë kënaqësi. Nuk na bashkon vetëm sporti por edhe miqësia shumëvjeçare mes popujve sepse gjendemi shumë afër. Në vitet e komunizmit nuk e kisha menduar kurrë se do vinte një ditë si kjo, dhe kam emocione të papërshkrueshme sot.”

Minikampionati solli për publikun e Sarandës tri ndeshje të mbushura me nostalgji ku u aktivizuan emra të futbollit si Gjondeda, Taho, Laluci, Ruci etj. Ceremonia përkujtoi me foto dhe dokumenta historike, broshura, gazeta dhe revista të kohës evolimin e klubit të futbollit Butrinti që prej viteve ’20 të shekullit të kaluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta