26/11 08:35
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe 29 rezultojnë të humbur pas shembjes së hotelit i cili ishte karantinuar në Kinë në qytetin Quanzhou, në provincën jugore të Fujian.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë akoma punën për të gjetjen e personave që kanë mbetur nën gërmadhat e hotelit 5 katësh që u shemb të shtunën.
Nga 71 persona të bllokuar, fillimisht u shpëtuan 38 persona, tha një deklaratë për mediat Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Ndërkohë akoma nuk dihen se çfarë e shkaktoi shembjen e hotelit.
Top Channel