E kishte fshehur në vendin intim, kapen dy persona me 1 kg kokainë në Kapshticë

08/03/2020 10:02

Kapshticë- Dy persona janë kapur nga policia në doganën e Kapshticës pasi kanë tentuar të trafikojnë një sasi prej 1 kg kokainë drejt Greqisë.

Personat në fjalë janë I. F., 40 vjeç i cili ishte shofer në një makinë tip “Benz” dhe B. H., 49 vjeç, të cilit i është gjetur edhe sasia e kokainë, të dy banues në Korçë.

Si rezultat i kontrollit fizik, B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA