Durrës/ Kapet me kokainë, kanabis e shkop gome, arrestohet i riu
08/03/2020 10:46
Durrës- Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur duke shpërndarë disa llojë të ndryshme droge.
I riu i arrestuar është E.B.,22 vjeç, banues në Durrës. Pas kontrolleve policia i ka gjetur 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.
Tashmë i riu do të përballet me gjykatën për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.
Top Channel