Frika nga koronavirusi ka mbërthyer botën, por mesa duket edhe zyrtarët e lartë. Edhe pse në krye , liderët kanë treguar se edhe ata, duhet të “ruhen” përballe virusit botëror.
Edhe pse me batutë, kjo u pa këtë të shtunë tek kryeministri Edi Rama, i cili refuzoi paraprakisht, kontaktin me duar, me inxhinierin Italian në Shijak.
Ditë më parë, ministri i Brendshëm gjerman, “refuzoi” t’i shtrëngojë dorën Kancelares Angela Merkel.
Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e dyte, u fotografua me doreza në një ceremoni tri ditë më parë. Monarkia, kishte veshur doreza të gjata në ceremoninë e së martës, duke ndezur spekulimet se kjo ishte një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Papa Francesku , i cili u kritikua ashpër kur u pa duke goditur në dorë një grua kohë më parë, reagoi krejt ndryshe me një murgeshë, të cilës ia tha
me një dozë humori se do ta puthë nëse i garanton se nuk do ta kafshojë. Papa u dyshua për shkak të gjendjes së tij shëndetësore se mos ishte më pas dhe i infektuar me coronavirus, por zëdhënësi i Vatikanit e hodhi poshtë.
Edhe kryeministri italian, Conte, një ditë më parë nga zakoni që zor të hiqet desh i dha dorën shefit të emergjencave civile, por më pas e tërhoqi kur u kujtua mesa duket se çfarë mund ta priste. Në Itali është e këshilluar me dekret qeveritar mosdhënia e dorës .
Top Channel