Gjendemi ne zyrat tranzitore të institucioneve të reja të reformës në drejtësi, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, por edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej muajsh po përdorin zyrat e ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Së fundmi, në këto zyra është vendosur edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë . Asnjë nga këto institucione nuk është vendosur në zyrat e polit të drejtësisë, pasi nuk është zbardhur ende një vendim i këshillit të ministrave.
Megjithëse, ceremonia për polin e drejtësisë u mbajt shtatë muaj më parë, i vetmi institucion i zhvendosur në shtëpinë e re të drejtësisë është vetëm shkolla e magjistraturës. Pavarësisht zërave, zyrtarisht askush nuk jep detaje se ku ka ngecur zhvendosja e këtyre institucioneve drejt godinës së re.
Por mungesa e ambjenteve ka sjellë vështirësitë e para edhe për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, i cili veç ambjenteve të pamjaftueshme nuk ka as zyra për të depozituar 1200 çështje 300 prej të cilave i përkasin prokurorisë.
Pas këtyre dyerve gjenden 900 ankesat ndaj gjyqtarëve që vazhdojnë të mbahen në protokollin e KLGJ dhe duket se do të vijojnë të mbahen gjatë, ato kanë kaluar për kompetencë të ILD.
I vetmi ambjent ku mbahen dosjet është kjo tavolinë ku ndërkohë gjykatat dhe prokuroritë i japë përgjigjur Inspektorit të Lartë për kontrollin që ka nisur në të gjitha nivelet lidhur me lirimet e parakohshme të të burgosurve. Por vështirësia e parë e institucionit më të rëndësishëm që do të mbajë nën lupë gjyqtarë e prokurorë lidhet me afatet kontrolluese ndaj çdo ankese të qytetarëve, të cilët kanë nisur të shkruajnë edhe nga burgjet për gjyqet dhe hetimet e stërzgjatura.
Top Channel