Dy të rinj, një djalë e një vajzë kampionë shahu në Ukrainë janë gjetur dje të vdekur në Moskë teksa dyshohet një overdozë gazi për të qeshur.
Stanislav Bogdanovich, 26 vjeç, ka qenë ish-kampion i shahut të shpejtë në vendin e tij, ndërsa e dashura e tij gjithashtu shahiste profesioniste Alexandra Vernigora, 18 vjeçe, ishte studente në Universitetin e Moskës.
Çifti u gjetën të vdekur nga babai Aleksandres në shtëpinë e tij në Moskë.
Tullumbacat me oksid nitrati të njohur ndryshe si gazi që të bën të qeshësh, u gjetën pranë tyre.
“Ata vdiqën nga gazi gazmor. Të dy kishin qese plastike në kokë”, tha agjencia ruse TASS, duke cituar informacione nga skena e krimit.
Policia ruse tha se nuk kishte shenja për aktivitet të dyshimtë por do të zhvillohen ende kontrolle.
Vdeklet tragjike vijnë disa ditë pasi Bogdanovic i lindur në Ukrainë përfaqësoi Rusinë në një ndeshje të rëndësishme shahu online.
Më herët ai kishte mbrojtur vendimin e tij për të përfaqësuar Rusinë me një koment në Facebook: “Kjo ndihmon në përmirësimin e lidhjeve mes dy vendeve”, kishte shkruar.
Top Channel