ITALI – Numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 197. Ky bilanc tragjik është rritur me 49 viktima brenda 24 orëve.
Ndërkohë virusi vdekjeprurës është përhapur në masë ku sipas mediave italiane deri më tani janë infektuar 4636 njerëz. Janë plotë 2778 persona të infektuar më shumë se të mërkurën që lamë pas.
Ashtu siç është raportuar vazhdimisht, nga ky koronavirusi i lindur në Kinë, ka pasur edhe të mbijetuar të cilët kanë arritur të shërohen. Në Itali numri i të shëruarve është 523.
Në Itali virusi është përhapur në 20 rajone. Më poshtë janë të gjitha rastet sipas rajoneve që janë infektuar nga koronavirusi.
2.612 Lombardia
870 Emilia-Romagna
488Veneto
159 Markat
143 Piemonte
79 Toscana
54 Lazio
57 Campania
32 Liguria
31 Friuli Venezia Giulia
24 Siçili
17 Puglia
16 Umbria
12 Molise
10 Provinca Autonome e Trentos
9 Abruzzo
5 Sardenja
3 Bazilika
7 Lugina e Aostës
4 Kalabria
4 Provinca Autonome e Bolzano
Top Channel