Berluskoni ndahet nga partnerja/ Gjen një vajzë më të re

06/03/2020 11:24

Në moshën 83 vjecare, Silvio Berlusconi vazhdon të pushtojë titujt e parë të gazetave për jetën e tij sentimentale.

Ish kryeministri italian është ndarë nga e dashura 34 vjecare, Francesca Pascale dhe flitet se shkak për këtë është bërë një vajzë kater vjet më e re se ajo, deputetja 30 vjecare e partisë së tij, Marta Fascina. La Repubblica thotë se Pascale është befasuar nga ky fakt, por e beri të qartë se preferon që të mbeten miq. “I uroj gjithë lumturinë e botës dhe shpresoj të gjejë dikë që do kujdeset për të ashtu si unë,” ishte komenti i saj. Thashethemet për lidhjen e kavaljerit me Fascinan po qarkullonin prej ditësh në media. Paparacët kishin arritur t`I fotografonin së bashku në një hotel në Zvicër, ku kishin marrë me vete edhe qenin e Pascales. I famshëm për festat e tij Bunga Bunga dhe skandalet seksuale, Berluskoni ka qenë kryeministri më jetëgjatë në Italinë e pas-luftës, por nuk e pretendon dot më këtë post për shkak të një dënimi në 2013-tën për evazion fiscal. Ai është divorcuar dy herë. Në 2014-tën, mediat italiane patën raportuar se Pascale kishte blerë një fustan nusërie për të festuar ndarjen e tij nga gruaja e dytë, Veronica Lario, e cila deklaroi asokohe se nuk I duronte dot më shoqërimin e tij me të mitura. I.Vasia

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA