Bashkë derisa koronavirusi i ndau! Fotoja e çiftit bën xhiron e rrjetit

06/03/2020 17:51

Gene dhe Dorothy, të bashkuar në martesë prej më shumë se 60 vitesh, derisa koronavirusi i ndau.

Gene Campbell, një 89-vjeçar amerikan nga shteti i Uashingtonit, është në karantinë në një spital në Kirkland, ku po trajtohen disa persona që janë prekur nga Covid-19. Bashkëshortja e tij, 88-vjeçarja Dorothy Campbell, është shëndoshë e mirë.

Por, në pamundësi për të përqafuar të shoqin, për të evituar kështu mundësinë e infektimit, gruaja e moshuar, ka kërkuar nga i biri, Charlie, që ta shoqëronte jashtë strukturës së qelqtë, për ta  parë bashkëshortin përmes një prej vitrinave.

Dhe shkrepja romantike ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  numri i viktimave të virusit po fillon të rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA