Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u rikthye përsëri në zonën e Unazës së Re për të vijuar me prishjen e disa objekteve që i përkasin lotit të dytë.

Ky aksion u mbështet nga forca të shumta policie megjithatë çdo gjë vijoji e qetë dhe pa tensione mes banorëve dhe forcave të rendit.

Aksioni nisi që prej orës 6:30 minuta të mëngjesit të së enjtes dhe u zhvillua në disa pjesë të lotit të dytë, duke filluar që nga Ura e Lanës, për të vijuar më tej deri në afërsi të kryqëzimit të zonës së Yzberishtit. Pas mbylljes për rreth 3 orë të rrugës Teodor Keko, policia u desh që të hapte njëri kah të rrugës, me qëllim lirimin e trafikut, i cili u rëndua në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Ky është aksioni i tretë intensiv që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvillon në këtë zonë, ku në dy aksionet e para u shembën 41 objekte që i përkisnin lotit të parë, aty ku tashmë ka vijuar puna për ndërtimin e Unazës së Re.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA