Paratë janë ndër objektet më të ndotura. Me shpërthimin e Koronavirusit, Kina mori vendimin për dezinfektimin masiv të kartëmonedhave.
“Po janë të ngarkuara me mikrobe, Kam parë në dokumentarë dhe tregonte pamje me mikroskop. Opo t’i kemi njëherë ato të shkreta, pa të jenë me viruse. Ne lajmë duart shpesh. Unë i mbaj në kuletë. Ne jemi besimtarë dhe i lajmë shpesh, gjë që ndikon në mbajtjen larg të papastërtive”, shprehen qytetarët.
Në Nju Jork u krye një studim në 2017, dhe u gjet se mbi një kartëmonedhë 1 dollarëshe, kishte rreth 400 specie bakteresh. Dhe kur dikush me grip e ka atë, virusi është i aftë të mbijetojë deri në 12 ditë.
Paratë, tastiera e kompjuterit, telefoni, unaza, karroca e pazarit, autobusi, dorezat e dyerve, banaku i kuzhinës, dërrasa e mishit, janë ndër sendet me përqendrim të lartë mikrobesh. Ndaj masa paraprake është larja e duarve, sa herë i prekim.
Top Channel