Luz Dary Silva pranoi një ofertë të klinikës Cardio Fitness për një procedurë të heqjes së dhjamit nga barku, ijet, por nëna e dy fëmijëve vdiq pas kirugjisë me teknikën lazer me të cilën dëshironte të surprizonte burrin e saj.

Luz vdiq nga komplikacionet e procedures së lipolizës me lazer në Barrancabermeja, në Kolumbi.

Ajo raportohet se pagoi çmimin e “leverdisshëm” 4 milion peso kolumbiane – rreth 1000 euro – sipas ofertës së klinikës.

Lipoliza me lazer raportohet se redukton depozitat e yndyrës pa përdorur thithje. Por nëj ditë pas ndërhyrjes ajo nisi të vuante nga presion i ulët gjaku e diarre.

Motra e saj tha se lëkura i ishte nxirë nga një infeksion bakterial. Doktorët thanë se në trupin e saj ishin përhapur bakterie që u përshkallëzuan nga procedura.

Klinika Cardio Fitness tha se po heton mbi rastin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel