Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në llogari të operacionit policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në trafikimin e paligjshëm.
“Operacioni policor “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë”, – thekson Lleshaj.
“Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve. Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre”, – nënvizon Lleshaj.
Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti me metoda speciale të hetimit, ka çuar në arrestimin e 12 personave, teksa është zbuluar dhe sekuestruar një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.
Falsifikonin dokumente me qëllim Anglinë, 12 persona në pranga
Top Channel