Akti Normativ për paketën “Anti-KÇK” (kap çfarë të kapësh) është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me 89 vota pro. Për këtë ligj 3 vota kanë qenë abstenim dhe 17 kundër.

Akti normative “Anti-KÇK” është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar dhe u shqyrtua në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Tashmë pas miratimit do të vendoset në zbatim me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.

Tashmë akti normative  “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” e njohur ndryshe si paketa “Anti-KÇK” do të jetë një paketë e plotë ligjore.

Sipas mazhorancës paketa e re ligjore “Anti-KÇK”, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda, por nga ana tjetër ka pasur shumë reagim se paketa i jep kompetenca gjyqësore Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA