E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Bruna Lahe foli gjerë e gjatë për eksperiencën si nënë e re.

Ajo pranoi se e kishte shijuar plotësisht periudhën e shtatzënisë, por fatkeqësisht “kritikat” e nënave të tjera nuk po e linin të shijonte këtë fazë të rritjes së vajzës.

Nisur nga ky rast personal, Bruna iu bëri thirrje të gjitha mamave të reja që të mos ndikohen nga kritikat dhe fjalët që thuhen lart e poshtë.

“Tani e kuptoj dhe iu kërkoj ndjesë të gjitha shoqeve të mia që iu kam thënë ‘pse keni vepruar kështu e nuk veproni në këtë mënyrë me fëmijët tuaj’, kur unë thjesht kisha lexuar një faqe libri”, përfundoi Bruna.

Top Channel