TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta emërimin e tre kandidatëve të rinj në pozicionet në fushën e të drejtës administrative, në fushën e të drejtës civile dhe në fushën e të drejtës penale.

Konkretisht KLGJ i ka dërguar për emërimin Metës këto emra:

Me Vendimin nr. 110, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj;

Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe;

Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda.

Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë.

Meta ka 10 ditë kohë për të emëruar tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit.

Aktualisht Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me një anetar, gjyqtarin Ardian Dvorani. Numri i dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar në rreth 35 mijë. Plotësimi me tre anëtarë i Gjykatës së Lartë, do t’i hapë rrugën, shqyrtimit të masave të sigurisë. Pas kësaj faze, KLGJ duhet të hartojë projektrregulloren me kriteret për të plotësuar Gjykatën e Lartë me 15 gjyqtarë nga 19 anëtarë që kjo gjykatë ka në total.

Njoftimi i plotë i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se pas plotësimit të kuadrit ligjor, hapi procedurat e kandidimit për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për tre pozicione të lira, një në fushën e të drejtës administrative, një në fushën e të drejtës civile dhe një në fushën e të drejtës penale.

Në përfundim të procedurave të kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për të gjithë konkurrentët, si dhe vlerësimin sipas meritave të kandidatëve të kualifikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tre kandidatëve, konkretisht:

Me Vendimin nr. 110, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj;

Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe;

Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda.

Pas bërjes përfundimtar të vendimeve të mësipërme, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ia përcolli ato Presidentit të Republikës, për të vlerësuar dhe vendosur emërimin e kandidatëve të propozuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA