Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Në një histori sa dramatike dhe qesharake të rrëfyer në televizonin rus, Alexey Shavyrin prtetendon se ish-gruaja e tij Marina Balmasheva tashmë bën seks me të birin e tij Vladamir pasi pësoi një transformim dramatik prej humbjes ne peshe dhe fitoi mijëra ndjekësa në Instagram.
Shavirin tha se i kishte dëgjuar ata duke bërë seks në atë që më parë ishte shtëpia e familjes dhe pese femijeve te adoptuar.
Marina Balmasheva jetoi me të shoqin Alexey Shavyrin për më shumë se 10 vjet para se martesa e tyre të përfundonte në divorc.
35-vjeçarja tregon se ka një mashkull të ri në jetën e saj, të birin 20 vjeçar të ish-burrit, Vladimir.
Ndërsa ish-burri 45-vjeçar tha se kishte zbuluar për marrdhënien e tyre kur kishte dëgjuar njëherë që bënin seks në shtëpinë e familjes.
Duke u rrëfyer në programin televiziv rus ‘Pryamoy Efir’ ai tha: “Nuk mund të më zinte më gjumi kur i dëgjova duke bërë seks. Kuptova se Marina po më tradhëtonte me djalin tim. Disa minuta më vonë ajo erdhi u shtri pranë meje sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Marina ka 405,000 ndjekës në Instagram ndërsa i tha atij se nuk e kishte dashur kurrë.
“E vetmja gjë që më interesonte ato vite ishte ushqimi. U bëra e shëndoshë dhe doja të vdisja nga një jetë e tillë”, tha Marina duke insistuar se marrdhënia me Vladamir kishte nisur vetëm pasi ishte ndarë nga ish-burri.
“Tashmë nuk ndjehem më si një grua e rritur, që duhet vetëm të bëjë punë në shtëpi. Ai më bën të ndjehem si një vajzë e re dhe e lumtur. E kuptoj që një ditë ai mund të takojë dikë tjetër. Ai do të bëhet një burrë i vërtetë”.
Top Channel