Rezarta (Paja) Aliu gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës edhe pse cakton një ekspert për të bërë matjet në terren për një çështje gjyqësore në fund vendos vetë, me arsyetimin se eksperti ka gabuar në caktimin e vijës së detit.
Eksperti Romeo Nazarko u caktua nga vetë gjykata për të bërë matjet e distancës së një objekti i cili nuk ishte legalizuar, pasi sipas Aluiznit ishte më afër se 145 metra me vijën bregdetare.
Në aktin e ekspertimit që z.Nazarko depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Durrës , të gjitha distancat ishin mbi 150 metra. Por që ky akt ekspertimi u hodh poshtë nga gjyqtarja me arsyetimin se eksperti nuk kishte bërë mirë matjet e fenomenit të baticës dhe zbaticës.
Gentian Mesiti u ankua në emisionin Fiks Fare për gjyqtaren Rezarta Paja, e cila sipas zotit Mesiti kishte hedhur poshtë aktin e ekspertimit të ekspertit Inxhinier Gjeodet Romeo Nazarko , i caktuar nga vetë gjyqtarja për të bërë matjet në terren.
Z.Mesiti tregon se kalvari i tij me institucionet ka nisur që në vitin 2007 , vit në të cilin aplikoi për të legalizuar një objekt në zonën e Gjirit të Lalzit, saktësisht në fshatin Draç.
“Aluizni ma përjashtoi nga legalizimi ndaj ju drejtova Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, e cila caktoi një ekspert për të bërë matjet, pasi objekti u përjashtua me arsyetimin se është më pak se 145 metra afër bregut të detit” tha z.Gentian.
Ndërkohë ai tregon se edhe pse eksperti ka bërë matjet në kohë dhe skica të ndryshme të arsyetuara me fenomene natyrore, sërish gjyqtarja e ka hedhur poshtë duke u bërë vetë eksperte.
“Ekspertin ajo e caktoi vetë, pastaj thotë ai nuk ka bërë mirë matjet, dhe futet e shpjegon baticën e zbaticën ” thotë z.Mesiti.
Fiksi solli aktin e ekspertimit të Ing.Gjeodet Romeo Nazarko i depozituar edhe në Gjykatë, në të cilin janë pasqyruar 3 llojë matjesh, në ditë me diell, në ditë të vërenjtur dhe pamje nga Gjeoportali Kombëtar. Të gjitha distancat e nxjerra në akt ekspertimi janë mbi 150 metra. Ç’ka nënkupton se objekti duhet të legalizohet. Por në fakt tjetër gjë ka ndodhur në gjykatë, vetë gjyqtarja në arsyetimin gjyqësorë ka marrë përsipër të sqaroi baticën dhe zbaticën dhe të hedhë poshtë aktin e ekspertimit, duke thënë se vija e detit e përcaktuar nga eksperti është e gabuar.
Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit ju drejtuan Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për të marrë një shpjegim nga gjyqtarja Paja, por kjo e fundit edhe pse gazetarët e pritën për 3 orë derisa mbaroi proçeset gjyqësore, gjyqtarja nuk donte t’i takonte, pasi nëpërmjet sekretarit kishte marrë vesh se për çfarë interesohej Fiksi.
Në fund gazetarët e Fiksit takojnë gjyqtaren në zyrën e saj, por ajo i nxori nga zyra duke thënë se e keni të zbardhur vendimin, pasi 2 policë nxorën operatorin nga zyra e gjyqtares, kjo e fundit kërkoi ndihmë edhe për të nxjerrë gazetaren nga institucioni.
Top Channel