Vitin e kaluar ai tha se konsumon ekuivalenten e 40,000 dollarëve marijuanë në muaj në impjantin e tij të prodhimit kështu që nuk ishte çudi që ish-kampioni i boksit Mike Tyson ndezi te dredhur gjigande sapo doli nga restoranti Craig’s në Hollywood.

53-vjeçari kishte veshur një xhaketë të thjeshtë të zezë me pulovër teksa hyri në makinën me shofer, ku dhe ndezi cigaren e madhe me shtëllunga të trasha tymi.

Tyson ka hapur fermën Tyson Ranch me të cilët ofron gjithçka që ka lidhje me marijuanën. Boksieri hapi fermën 40 hektarëshe në 2018, pas suksesit me kompaninë e tij të marijuanës Tyson Holistic Holdings, të cilën e nisi në 2016 në Kaliforni.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel