24/11 22:37
Tashmë është zyrtare Zvicra do të përfaqësohet në Eurovizion nga një shqiptar. Ai është Gjon Muharremaj, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar në “Albanian’s Got Talent”.
Ai do të përfaqësojë Zvicrën me këngën “Répondez-moi”.
Gjoni ka konkuruar edhe në The Voice Francë në vitin 2019, ku i mahniti të gjithë me performancat e tij.
Gjon Muharremaj është 21 vjeç dhe ka lindur në Zvicër, babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.
Emri i tij i artit është Gjon’s Tears.
Top Channel