Durrës/ Brenda të hënës pritet shpërndarja e këstit të dytë të bonusit të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti
05/03/2020 17:47
DURRËS – Në qytetin bregdetar të Durrësit vijon shpërndarja e këstit të dytë të bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Në këtë bashki bëjnë të ditur se deri më sot kësti i dytë u është shpërndarë në numrat e llogarive bankare 2450 familjeve të prekura nga tërmeti dhe brenda së hënës pritet të përfundojë dhe për pjesën tjetër të familjeve.
Ndërkohë po bëhet verifikimi i mëtejshëm për 1588 familjet aplikuese të listës së tretë paraprake që u miratua javën e kaluar nga Këshilli Bashkiak. Pas verifikimit pritet lëvrimi i këstit të parë dhe për to.
Top Channel