Kuçovë- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”.
Një automjet, tip Benz, me targa BR 6446 A, që udhëtonte me shpejtësi nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Urës-Vajgurore, ka përplasur e marrë zvarrë në asfalt një 40-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Viktima quhet Altin Domi, banues në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës dhe ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e përplasjes.
Pas aksidentin shoferi, Rubin Dautaj, 32-vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapu nga policia rreth 8 km larg në afërsi të fshatit Moravë. Ai makinën e kishte lënë në rrugë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar pas aksidentit. Pas kapjes së tij, policia i ka bërë edhe testin e alkoolit, nga ku ka rezultuar “negativ”.
Ekspertët e policisë në vendngjarje konfirmojnë se, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me vdekje. Burime nga vendgjarja deklarojnë se, automjeti ishte duke “fluturuar” me shpejtësi në këtë zonë të banuar, ku edhe pse janë investuar miliona lekë për asfaltimin e rrugës mungon totalisht ndriçimi.
Top Channel