Deklaratat e Lleshaj dhe Olsian Çelës për arrestimin e tij/ Çili: Të pakuptimta, unë nuk jam “peshk” i drejtësisë

05/03/2020 21:49

Analisti Henri Çili i ftuar sot në Open po flet për të gjitha akuzat ndaj tij, deri te arrestimi e më pas lirimi i tij.

“Tre gjëra nuk qëndrojnë, gjyqtarët nuk janë të vetuar nuk ka kontratë se si ka ndodhur transaksioni, dhe cili është zyrtari , asnjë nga këto nuk është”, tha ai.

I pyetur se çfarë komenti ka për deklaratat e Lleshaj, kryeprokurorit pas arrestimit të tij, ai tha:

“Për mua kanë fol në mënyrë të pakuptimtë, se ndjej veten si peshk, unë nuk e ka shkel ligjin e sidomos për atë që akuzohem”, tha Çili.

I pyetur nëse mendon se arrestimi i tij është i nxitur politikisht, ai tha: Nuk mendoj se është i nxitur politikisht. Mua më shqetëson vetëm pafajësia, që do e fitoj dhe do kërkoj dëmshpërblim për reputacionin tim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA