Çili: Nuk kisha asnjë precedent penal dhe më ndodhi një shkelje flagrante

05/03/2020 22:07

Botuesi Henri Çili foli sot në Open lidhur me çështjen për të cilën akuzohet nga organi i prokurorisë së Përmetit, ndërsa e konsideroi arrestimin e tij “një shkelje flagrante”.

Ai u shpreh se i kishte takuar vëllezërit Aliko si pronar i studios ligjore për negocimin e marrëveshjes financiare.

Vëllezërit Aliko akuzohen se kanë vrarë një efektiv policie, ju flisni për një studio ligjore, këta njerëz i keni takuar vetë, ju nuk jeni avokat, pse i keni takuar vetë këta persona dhe jo avokatë tuaj?

Është një gjë tjetër për bindjet e mia si njeri në lidhje me viktimë, policin e vrarë në krye të detyrës, për të cilin unë moralisht janë që të marrë dënimin më të rëndë, por kjo duhet të ndodhë nëpërmjet ligjit, pikërisht në këtë hapësire zë vend veprimi i studiove ligjore. Një proces i drejtë ligjorë, është kompleks i gjatë dhe pa u ezauruar këto hapa, është një proces i pafundmë. Unë në çdo rast kamë marrë opinion ligjor të nga avokatët e mijë. Në kuptimin e praktikave më të zakonshme të studiove ligjore, kanë të njëjtat tagra për të negociuar deri në fund të kontratës. Unë do të shkoja ta përfaqësoja në Gjykatë të lartë, por deri në negocimin e marrëveshjes financiare, e kontratës së shërbimit, unë si pronarë kamë të njëjtat të drejta.

A ka një kontradiktë mes interesit dhe misionit për të mbrojtur klientë nga më të ndryshmit?

Nuk kas asnjë kontradiktë, unë them dhe e provova vetë, isha dikush që nuk kisha asnjë precedent penal dhe kur më ndodhi mua një shkelje flagrante, imagjinoni si trajtohen qytetarët e thjeshtë. Cilësia e drejtësisë në Shqipëri është në gjendje alarmante.

Bizneset tuaja, reputacioni publik nuk kanë asnjë kontradiktë mes tyre?

Unë e shpjegova lidhjen mes bindjeve të mia morale dhe këtij procesi. Çdo shkelës i ligjit duhet të dënohet me rreptësi sipas ligjit, por nëpërmjet një procesi të drejtë, shoqëria do drejtësi. Kaq është e gjithë esenca. Dhe nuk ka fare kontradiktë, kjo është një sjellje prej profesionistësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA