Pak ditë më parë lajmi për arrestimin e botuest të njohur Henri Çili bëri bujë në të gjitha mediat.
Ai u arrestua gjatë një operacioni policor. Ai akuzohej për krijimin e lehtësirave për trafikantët me anë të pushtetit dhe njohjeve që zotëronte.
Ndërkohë për sa i përket takimit të Çilit me Adil Alikon ai ka thënë në emisionin “Open” se e ka takuar ndërsa thotë se me të nuk ka patur asnjë kontratë.
Për sa i përket 750 mijë eurove që Aliko do t’i jepte, Çili i ka mohuar se ka marrë një shumë të tillë.
Sipas tij ai nuk ka patur asnjë kontratë me Adil Alikon dhe në këtë mënyrë nuk mund të merrte para.
“As avokatët e mijë nuk e kanë dosjen. Në pozitën time si ortak i kësaj studio ligjore unë jam takuar me shumë persona edhe me atë që është lidhur me çështjen e parë. Kam diskutuar shanset për në shkallën e tretë të gjyqësorit. Edhe asistencën që mund të bënim ne për këtë. E kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarë të të çështjeve të tjera. Nuk dua të flas, pasi nuk i mbaj mend çfarë kamë thënë. Është një çështje e madhe dhe të vështira që teorikisht do shkojnë deri në Strasburg janë të shtrenjta dhe të gjata ky është konteksti i këtij procesi.” tha Çili.
Akuzat nuk u vërtetuan dhe Gjykata dha masën detyrim për paraqitje për Çilin.
Top Channel